Chelsea ka fituar derbin ndaj Manchester Unitedit me rezultat 2-0, në kuadër të javës së nëntë të Premierligës angleze.
“Blutë” e Londrës arritën të marrin tri pikët falë golave të Rogers, i cili shënoi në minutën e 50-të, dhe Cole Palmer, që realizoi nga penalltia në minutën e 64, shkruan Indeksonline.
Manchester Unitedi e pati edhe më të vështirë ndeshjen pasi nga minuta e 63-të mbeti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Lisandro Martínezit me karton të kuq.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në vendin e katërt me 16 pikë, ndërsa Manchester Unitedi mbetet në pozitën e 16-të me vetëm shtatë pikë. /IndeksOnline/
