Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja, ka zgjedhur një mënyrë mjaft ironike për t’iu përgjigjur reagimeve dhe kritikave që ka marrë ditëve të fundit.
Përmes një postimi në Instagram, ajo është shfaqur e buzëqeshur, duke përcjellë një mesazh që duket se u drejtohet drejtpërdrejt atyre që kanë komentuar publikimet e saj të fundit.
“A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, ka shkruar Lubonja krahas videos.

