AC Milan 3:1 Inter
Milani godet sërish në derbin e madh të qytetit, duke realizuar golin e tretë në minutën e 43-të!
Diego Moreira merr përsipër ekzekutimin e një goditjeje të lirë pranë zonës së rreptësisë dhe me një goditje mjeshtërore e dërgon topin në këndin e djathtë të portës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit të Interit.
#MilanInter DIEGO MOREIRA IS ON ANOTHER LEVEL TONIGHT AGAINST INTER MILAN WHAT A BEAUTIFUL FREE KICK😍😍😍 https://t.co/PIZ8sq482w
— Golazo Show (@GolazoShow1) October 31, 2026
Moreira shënon një supergol për 3:1, duke rikthyer epërsinë prej dy golash për kuqezinjtë.
Pas realizimeve të Christian Pulisicit dhe Adrien Rabiotit, Milani gjen edhe golin e tretë, ndërsa Interi, që kishte ngushtuar rezultatin përmes Alessandro Bastonit, ndëshkohet sërish pak para përfundimit të pjesës së parë. /GazetaExpress/
AC Milan 3:1 Inter – Kuqezinjtë po dominojnë derbin në “San Siro”!
