Supermodelja Heidi Klum ka befasuar edhe një herë me zgjedhjen e saj për kostumin e Halloween-it, duke u shfaqur këtë vit si një dorë njerëzore e prerë, me një realizëm të jashtëzakonshëm.
Festa e saj tradicionale, e cila shënoi edicionin e 25-të, u mbajt më 31 tetor në New York. Aty, modelja e njohur vazhdoi traditën e saj të transformimeve mbresëlënëse dhe ekstreme. Për realizimin e këtij kostumi të veçantë u angazhuan 15 artistë.
Ndër kostumet e saj më ikonike ndër vite përmenden ET, Fiona nga filmi vizatimor “Shrek”, Jessica Rabbit dhe ujku nga videoklipi legjendar “Thriller” i Michael Jackson. Lajmi është raportuar nga Variety.
