**Shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve**
Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar shtatë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme të vendit.
Sipas raportit policor, në shumicën e këtyre rasteve, viktimat denoncuese kanë qenë gra, të cilat dyshohet se janë ushtruar dhunë.
Rastet janë regjistruar konkretisht: tre në Pejë, dy në Prishtinë, një në Podujevë dhe një në Viti.
Përveç veprës penale të dhunës në familje, në disa prej këtyre incidenteve, të dyshuarit janë ndjekur penalisht edhe për vepra të tjera, përfshirë kanosjen dhe armëmbajtjen pa leje.
Në mesin e rasteve të raportuara, ka pasur edhe situata ku djali ka ushtruar dhunë ndaj njërit prej prindërve.
Policia ka bërë të ditur se për të gjitha rastet e lartpërmendura ka nisur hetimet përkatëse.
