Një grup qytetarësh ka protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Gjatë demonstratës, u dëgjuan thirrje si “Albin Out”.

Demonstruesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj asaj që ata e cilësojnë si keqqeverisje, duke kundërshtuar politikat dhe vendimet e marra nga ekzekutivi i udhëhequr nga Kurti.

Organizatori i protestës, Durim Aliu, deklaroi se shkaku kryesor i pakënaqësisë qytetare dhe i organizimit të kësaj demonstrate është gjendja e rëndë ekonomike në vend.

Aliu u bëri thirrje qytetarëve të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, jo shkarkimin e ministrave, duke argumentuar se të gjithë ministrat e emëruar nga Kurti janë të njëjtë në qasje dhe veprim.

“U bëj thirrje të gjithëve të mos kërkojnë shkarkime të ministrave. Unë mendoj se cilido që emëron Kurti ministër, ata janë të njëjtë,” theksoi Aliu.