Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë kundër qeverisjes së Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Organizatori i protestës, Durim Aliu bëri thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të mos shkaktohen dëme.
Gjatë protestës, në shenjë revolte u lëshuan auto-parlantë.
Ata përmes thirrjeve kërkuan: “Dorëheqje” dhe përmes pankartave me mbishkrime, “Keni dështua”, “Nuk bëhet kështu”.
