**Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit: Përcaktohet Rendi i Ditës për Seancën Plenare**
Kryesia e Kuvendit ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku pritet të përcaktojë rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare. Këtë e raporton Ekonomia Online.
Mes pikave kryesore të propozuara për seancën e radhës janë shqyrtimi i parë i tre projektligjeve thelbësore: Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Gjithashtu, deputetët do të shqyrtojnë Raportin e Auditorit të Përgjithshëm lidhur me auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.
Në rendin e ditës janë përfshirë edhe propozimet e grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Listës Serbe për zëvendësimin ose emërimin e deputetëve në komisionet përkatëse parlamentare.
Përveç këtyre, do të diskutohet edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave të ndryshme.
