Ndërron jetë Steve Ellis, ikona e grupit “Love Affair”

Steve Ellis, vokalisti i grupit legjendar britanik “Love Affair” dhe zëri pas hitit të viteve ’60 “Everlasting Love”, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Grupi “Love Affair” arriti kulmin e famës në vitin 1968, kur kënga e tyre më e njohur, “Everlasting Love”, pushtoi vendin e parë në renditjet britanike. Ky sukses shënoi një moment historik, pasi kënga e Ellis zbriti nga kreu i klasifikimeve madje edhe hitin “Hello Goodbye” të grupit The Beatles. Gjatë karrierës së tyre, “Love Affair” shënoi edhe katër hite të tjera që u renditën në Top 20.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Ellis, pas një sëmundjeje kronike, u konfirmua zyrtarisht përmes një postimi në faqen zyrtare të këngëtarit në Facebook.

Në postim thuhej: “Të dashur miq, me zemër të thyer ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Steve-it.”

Burimi: Indeksonline