Kumrije Temaj tash e disa vite kërkon drejtësi për djalin e saj, Jetonin. Ajo tash e disa vite po përballet me procese gjyqësore.
Deri sa në njërën anë rasti është cilësuar si ‘’Rrezik i Trafikut’’, në anën tjetër autopsia e thotë të kundërtën.
Ajo kërkon nga shteti vetëm drejtësi. Thotë se ka mbetur një nënë e vetme pa përkrahje nga askush.
Lidhur me këtë rast janë të akuzuar katë persona. Kumrije Temaj thotë se edhe raporti i autopsisë nuk është pranuar nga ana e Gjykatës.
Madje ajo ka edhe një kërkesë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Për më shumë ndiqeni videon:
