Kërcënim me bombë: Avioni nga Izraeli bën ulje emergjente në Sofje
Një avion pasagjerësh, që nisej nga Izraeli, ka kryer një ulje emergjente në aeroportin e Sofjes të martën, pas marrjes së një kërcënimi me bombë të dërguar me e-mail. Lajmi u bë i ditur nga mediat lokale.
Sipas mediave bullgare, të cilat citojnë Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lyubomir Nikolov, njësitë antiterroriste po kryejnë kontrolle të imtësishme në avion, në kërkim të pajisjeve të mundshme shpërthyese.
Deri në këto momente, linja ajrore dhe destinacioni final i fluturimit nuk janë bërë të ditur.
