Avokati Kastriot Selita, përfaqësues ligjor i ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, është paraqitur mesditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore ndaj klientes së tij. Ndërkohë, Vlora Hyseni ka refuzuar të marrë pjesë në këtë seancë. Kujtojmë se seanca ishte parashikuar të mbahej një ditë më parë, por u shty për shkak të mungesës së prokurorit.