Ditëve të fundit është përfolur se reperët e njohur shqiptarë, Noizy dhe Unikkatil, do të mbajnë një koncert të përbashkët në Zvicër më 28 nëntor.

Mirëpo burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy artistët nuk do të performojnë së bashku në këtë datë, duke hedhur poshtë zërat për një koncert të përbashkët.

Ndërkohë, nga informacionet e publikuara në faqen zyrtare të sallës “THE HALL” dhe në platformën Ticketcorner, konfirmohet se Noizy do të mbajë koncert në Dübendorf të Cyrihut më 28 nëntor 2026.

Pra, bëhet fjalë për një paraqitje të Noizyt, e jo për një koncert të përbashkët me Unikkatilin.

Indeksonline do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për detajet e tjera rreth kësaj ngjarjeje.