Brikena reagon pas eliminimit nga Big Brother VIP
Largimi i Brikenës nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, vetëm një hap larg finales së madhe, ka shënuar një nga momentet më të diskutuara të edicionit aktual.
Pasi humbi mundësinë për finale në një përballje të drejtpërdrejtë me Rogertin, përcaktuar nga votat e publikut, ish-banorja ka dhënë reagimin e saj të parë publikisht.
Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Brikena nuk e ka fshehur zhgënjimin lidhur me rezultatin.
Ajo ka kritikuar hapur Rogertin për fjalorin dhe sjelljen e tij brenda shtëpisë, duke theksuar se nuk e meritonte të shkonte në finale para saj, ndonëse ka pranuar verdiktin e publikut.
“Më vjen keq që Rogerti shkon në finale para meje, sepse ka përdorur një fjalor ofendues. Por vendos publiku,” – u shpreh ajo.
Ndërkohë, në rrjetet sociale ka patur një valë komentesh dhe diskutimesh mbi mënyrën se si Rogerti arriti të kalonte në finale. Shumë përdorues shprehin habinë, duke theksuar se sondazhet e zhvilluara në platformat sociale e kishin pozicionuar atë gjithmonë si një nga kandidatët me më pak mbështetje për të vazhduar garën.
