Skuadra saudite Al-Hilal nuk do të bëjë më përpjekje për të siguruar në ekip Bruno Fernandes në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht pasigurisë në rritje lidhur me të ardhmen e tij te Manchester United.
Klubi saudit ishte pranë nënshkrimit me mesfushorin portugez sezonin e kaluar, por në fund Fernandes vendosi të qëndronte në “Old Trafford”.
Kjo ndodh pavarësisht zërave se 32 vjeçari mund të jetë i interesuar të rikthejë idenë e një transferimi në Lindjen e Mesme, veçanërisht pas kritikave publike që ai bëri ndaj taktikave të trajnerit Michael Carrick.
Al-Hilal i ka mbushur tashmë të gjitha vendet e lira për lojtarë të huaj, pas një fushate të kushtueshme blerjesh gjatë verës, ku përfshihen emra si Gabriel Martinelli, Ollie Watkins dhe Crysencio Summerville, shkruan Indeks Online.
Ndërkohë, Fernandes ndodhet në vitin e fundit të kontratës së tij me United, ndërsa bisedimet për një marrëveshje të re kanë ngecur, megjithatë, klubi i cili po kalon një periudhë të vështirë e ruan mundësinë për ta zgjatur kontratën deri në verën e vitit 2028./IndeksOnline/
