Kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog, studentët vazhdojnë protestat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët, të cilët prej disa javësh protestojnë në Tiranë.

Protesta studentore pritet të vazhdojë, ndërsa thirrjet e vazhdueshme të Kryeministrit janë refuzuar vijimisht nga studentët.

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama, ndërsa në mbështetje të tyre janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.