Edhe pak ditë kanë mbetur deri në përfundimin e procesit zgjedhor në Kantonin e Friburgut të Zvicrës, ku shqiptarët po ftohen të mbështesin kandidatin për deputet, Lulzim Shalën, me prejardhje nga Kleçka e Lipjanit.

Përmes një thirrjeje drejtuar komunitetit shqiptar, kërkohet mobilizim dhe pjesëmarrje në votime, në mënyrë që edhe shqiptarët të kenë përfaqësuesin e tyre në institucionet zvicerane.

Mesazhi i fushatës thekson rëndësinë e çdo vote dhe nevojën që komuniteti shqiptar të ketë një zë në Parlamentin e Friburgut.

“Zëri i shqiptarëve në institucionet zvicerane nis me votën tuaj!  Edhe pak ditë kanë mbetur për të mbështetur Lulzim Shalën nga Kleçka e Lipjanit, kandidat për deputet në Parlamentin e Friburgut. Dilni dhe votoni, që edhe komuniteti ynë të ketë zërin dhe përfaqësimin e tij në institucionet zvicerane! Çdo votë ka peshë, çdo mbështetje ka rëndësi!”, thuhet në thirrjen për mbështetjen e Lulzim Shalës.