**Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Viti**

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy objekte ndërtimi, njëri në komunën e Prishtinës dhe tjetri në komunën e Vitisë. Vendimet u morën pas inspektimeve të kryera në terren, ku u konstatuan parregullsi dhe mungesë e masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).

“Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë,” theksohet në njoftimin e Inspektoratit.

Me këtë rast, Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.

*Burimi: Indeksonline*