Prishtina: Rama paralajmëron rrënimin e ndërtimeve pa leje, bën thirrje për vetë-demolim pas rastit në Mati

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar rrënimin e të gjitha ndërtimeve pa leje në qytet.

Ai publikoi në Facebook fotografi që shfaqin rrënimin e një objekti në lagjen Mati, duke e dhënë si shembull për qytetarët.

Duke iu drejtuar publikut, Rama shkroi në Facebook: “Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen. Ju keni mundësinë që, brenda afatit paralajmërues të dhënë nga Inspeksioni i Komunës, t’i demoloni vetë këto ndërtime dhe të tërhiqni materialet tuaja. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të shmangur pasoja të mëtejshme dhe për të kontribuar në një qytet më të rregullt dhe më të sigurt për të gjithë.”