Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, kanë diplomuar sot si pjesë e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.

Ata kanë ndjekur rrugën e baballarëve të tyre, të cilët ranë në krye të detyrës duke shërbyer në Policinë e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Afrim Bunjaku u vra gjatë sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, ndërsa Enver Zymeri humbi jetën në vitin 2011, gjatë një aksioni policor në veri të vendit.

Diplomimi i dy djemve në radhët e Policisë së Kosovës përbën një moment të veçantë, duke vazhduar kështu rrugën e baballarëve të tyre në shërbim të vendit./IndeksOnline/