Interi po shqyrton transferimin e Chris Richardsit nga Crystal Palace, me mbrojtësin amerikan që është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Cristian Chivu.

Zikaltërit synojnë ta përforcojnë repartin defensiv, ndërsa kontrata e 26-vjeçarit me klubin anglez skadon në vitin 2027.

Nëse transferimi nuk realizohet në janar, Interi po shqyrton mundësinë që ta afrojë atë si lojtar të lirë në verën e ardhshme. /IndeksOnline/