Çitaku: Janë arritur marrëveshje për strategjinë e apelimit të aktgjykimeve në Hagë
Deputetja e PDK-së dhe njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin e strategjisë shtetërore për apelimin e aktgjykimeve në Hagë, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se tashmë janë arritur disa marrëveshje.
Këto deklarata, Çitaku i bëri pas përfundimit të takimit të grupit, i cili nisi në orën 10:00 në ambientet e Qeverisë.
Ajo u shpreh shkurtimisht për televizionin “Klan Kosova” se “disa marrëveshje janë arritur, por nuk janë për publik”.
Çitaku shtoi se anëtarët e grupit janë dakorduar për ruajtjen e konfidencialitetit të punës së tyre, duke theksuar se “këtij grupi duhet t’i flasë puna, e jo deklaratat”.
