Arrestohet në Kullë një person me urdhër-arrest ndërkombëtar të Interpolit
Një person është arrestuar në Pikëkalimin Kufitar të Kullës, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 7 nëntor 2026, rreth orës 18:30.
I dyshuari, shtetas i Kosovës, është vënë në pranga nga autoritetet policore dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Policia nuk ka ofruar detaje shtesë lidhur me veprën penale për të cilën kërkohej i dyshuari.
