Bini Diez ka reaguar publikisht pas deklaratës së Nichit duke hedhur poshtë pretendimet e këngëtarit dhe duke dhënë versionin e tij për raportin mes tyre.

Përmes një reagimi të gjatë, Diez ka bërë të ditur se DIEZ Production kishte investuar mbi 60 mijë euro në karrierën e Nichit brenda një viti, shkruan Indeksonline

Ai ka thënë se, përtej muzikës, i kishte qëndruar pranë artistit edhe në aspektin personal, madje duke ia plotësuar edhe nevojat për ushqim dhe mbushjen e frigoriferit.

Sa i përket kontratës, Bini pretendon se Nichi e kishte ndërprerë atë në mënyrë të njëanshme dhe ishte larguar pa paguar dëmshpërblim.

Ai gjithashtu ka reaguar për këngën diss, duke thënë se tekstin e kishte shkruar vetë Nichi dhe se ajo ishte zgjedhje artistike.

Në fund, Bini Diez ka paralajmëruar edhe hapa ligjorë ndaj ish-artistit, duke përmendur dëmshpërblimin dhe padinë për shpifje e dëmtim të reputacionit.

“Fjalën e fundit e thotë gjykata”, ka përfunduar ai reagimin./Indeksonline/