Fibula propozon udhëtim festiv: Nga Porto në Madrid, gjashtë ditë në Gadishullin Iberik

Agjencia turistike Fibula ka njoftuar një ofertë të veçantë për festat e fundvitit, duke u mundësuar udhëtarëve të eksplorojnë bukuritë e Portugalisë dhe Spanjës. Ky udhëtim përfshin dy shtete dhe disa prej qyteteve kryesore të tyre.

Udhëtimi, i cili mban emrin Porto – Lisbonë – Madrid, fillon më 23 dhjetor 2026 dhe zgjat gjashtë ditë e pesë netë. Përveç qyteteve kryesore të lartpërmendura, itinerari përfshin edhe vizita në Salamanca dhe Mérida, të gjitha këto për një çmim prej 589 eurosh për person.

Paketa përfshin fluturimet vajtje-ardhje nga Tirana në Madrid, transportin dhe shëtitjet me autobus, akomodimin në pesë qytete të ndryshme, mëngjeset gjatë gjithë qëndrimit, si dhe shoqërues/guidë shqiptare gjatë gjithë udhëtimit.

Gjatë këtij udhëtimi, turistët do të kenë mundësinë të përjetojnë atmosferën festive të fundvitit, të zbulojnë arkitekturën karakteristike dhe kulturën e pasur të disa prej destinacioneve më të njohura të Gadishullit Iberik.

Për rezervime dhe informacione shtesë, të interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare të agjencisë, www.fibula-ks.com, ose të kontaktojnë zyrat e Fibulës në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjakovë.

Kontaktet telefonike janë si më poshtë:
038 / 045 / 046 / 049 24 25 26 – Prishtinë
045 87 55 55 – Pejë
045 37 35 55 – Prizren
045 37 36 66 – Gjakovë