Protesta e punëtorëve të KEK-ut: Kërkojnë rritje pagash dhe pagën e 13-të

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po protestojnë sot para zyrave të udhëheqësisë dhe Bordit Drejtues të Korporatës në Prishtinë. Kjo protestë është organizuar nga Sindikata e Re e KEK-ut.

Ata kërkojnë paga më dinjitoze, nivelizim të pagave dhe dhënien e pagës së 13-të për vitin 2026.

Gjithashtu, midis kërkesave të tyre janë përmirësimi i kushteve të punës dhe vlerësimi i rrezikshmërisë së vendeve të punës.

Sindikata ka theksuar se punëtorët përballen çdo ditë me kushte të vështira dhe rreziqe të shumta gjatë punës në miniera dhe termocentrale.