Ministri Andin Hoti mori pjesë në konferencën rajonale “Skills for Jobs” në Vjenë
**Vjenë, Austri** – Ministri Andin Hoti mori pjesë në konferencën rajonale “Skills for Jobs Conference”, e cila u organizua në Vjenë me ftesë të Bankës Botërore. Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimi i aftësive profesionale dhe harmonizimi i tyre me kërkesat e tregut të punës.
Përmes një njoftimi, ministri Hoti bëri të ditur se në konferencë u trajtua gjithashtu bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat, si dhe mundësitë për avancimin e politikave të punësimit.
Ai theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave me vendet e tjera, veçanërisht me Austrinë, me qëllim krijimin e mundësive të reja për qytetarët e Kosovës.
Ministri Hoti shprehu mirënjohje ndaj Bankës Botërore dhe Republikës së Austrisë për organizimin e konferencës dhe mundësinë e vyer për shkëmbim përvojash.
