Pezullohen të gjitha fluturimet në SHBA

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve brenda vendit deri në një njoftim të dytë. Sipas deklaratës së tyre, vendimi u mor “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe arsyeve të sigurisë”.

Shkaku i saktë i këtij pezullimi masiv nuk u bë menjëherë i qartë.

Megjithatë, një zëdhënës i FAA-së, i cituar nga CNN, deklaroi se problemi ishte i lidhur me një defekt në sistemin e komunikimit. Ky defekt ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror, të cilat janë përgjegjëse për menaxhimin e fluturimeve në të gjithë territorin amerikan.

Në një njoftim të mëvonshëm, FAA theksoi se “fluturimet do të vazhdojnë të qëndrojnë të pezulluara deri në një njoftim të ri”.

Ndërkohë, fluturimet ndërkombëtare do të trajtohen rast pas rasti, sipas vlerësimeve individuale.