Presidentja Shiroka Pula pret ambasadoren e Finlandës, diskutohet thellimi i bashkëpunimit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Fokusi i takimit ishte thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe theksoi rëndësinë jetike të saj për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për fuqizimin e pozitës së vendit në arenën ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, Presidentja ritheksoi se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv dhe prioritet strategjik i Kosovës, duke nënvizuar rolin kyç të mbështetjes finlandeze në këtë drejtim.
Gjithashtu, presidentja theksoi potencialin e madh për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve finlandeze në Kosovë, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, energjisë, inovacionit dhe shërbimeve profesionale.
