Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke thënë se deklarata e ish-presidentit Hashim Thaçi e përshkruan më së miri situatën.

Gruda, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, citoi Thaçin me fjalët: “‘Kjo është politikë, nuk është drejtësi,’ – kjo fjali e Presidentit Hashim Thaçi e përshkruan më së miri vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale.”

Më tej, deputeti i PDK-së theksoi nevojën që Kosova të veprojë. “Kosova duhet të veprojë dhe ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj për liri,” shtoi Gruda.