Irlanda ka kryer një ndryshim në përbërjen e saj pak orë para ndeshjes së sontme kundër Kosovës.
Vendin e mbrojtësit të lënduar, Nathan Collins, do ta zërë Jimmy Dunne. Federata Irlandeze e Futbollit ka konfirmuar se Dunne, lojtar i ekipit QPR në Championship, është përfshirë në skuadrën për ditën e ndeshjes për të mbuluar mungesën e Collinsit.
Ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Irlandës zhvillohet sonte.
