Alba Vukaj, model eleganceje: Shfaqet me kostum dhe promovon padelin
Personazhi publik Alba Vukaj ka publikuar së fundmi një seri të re fotografish, ku shfaqet me një elegancë të veçantë.
Në këto imazhe, Vukaj pozon me një kostum që thekson njëkohësisht seriozitetin dhe stilin e saj modern e të kuruar.
Seti fotografik është realizuar në ambientet e brendshme të një klubi padeli, ku Alba Vukaj duket se ka shfrytëzuar rastin për të promovuar këtë sport dinamik dhe në rritje.
