Një punëtor shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti të rëndë trafiku në autostradën A18, në aksin Messina–Catania të Italisë.
Sipas raportimeve të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, të cilat transmetohen nga IndeksOnline, viktima është identifikuar si Mehmet Hashimi, 64 vjeç. Ai ishte duke kryer punime për rregullimin e bordurave të autostradës kur u përfshi në aksidentin fatal.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pak pas pikës së pagesës së Calcarone, në drejtim të Catanias. Ndërsa punonte në një zonë të autostradës të rrethuar me barriera sigurie, zoti Hashimi u godit nga një automjet, i cili, për shkaqe ende të panjohura, depërtoi në hapësirën ku po zhvilloheshin punimet.
