**Entuziazëm i lartë në Dublin para ndeshjes Kosovë-Irlandë, shpaloset edhe flamuri i UÇK-së**
Tifozët e Kombëtares së Kosovës, të njohur si “Dardanët”, kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në Dublin, vetëm pak orë para fillimit të përballjes vendimtare ndaj Irlandës.
Përveç flamujve kombëtarë shqiptarë dhe atyre të Kosovës, në rrugët e kryeqytetit irlandez është vërejtur edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili është shpalosur nga tifozët e pranishëm.
Kjo ndeshje, që zhvillohet sonte në stadiumin “Aviva” të Dublinit me fillim nga ora 20:45, është pjesë e raundit të fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve.
