**Kosova, e pesta në Evropë për rendin dhe ligjin sipas Gallupit**
Instituti Ndërkombëtar Gallup ka publikuar së fundmi raportin e tij mbi Indeksin e Rendit dhe Ligjit për vitin 2025. Në këtë renditje ndërkombëtare, Kosova zë një vend të lartë, duke u pozicionuar e pesta në Evropë për sigurinë e qytetarëve dhe besimin e tyre te rendi ligjor.
Ky indeks, siç shpjegon vetë Gallup, vlerëson nivelin e sigurisë që individët dhe familjet raportojnë për veten e tyre. Ai matet përmes katër treguesve kyç: besimi i të anketuarve te policia lokale, ndjenja e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, si dhe përvojat e tyre me vjedhjet dhe sulmet fizike.
Në renditjen evropiane të Gallupit, Kosova renditet e pesta. Kjo e vendos atë pas vendeve si Islanda, e cila kryeson listën, e ndjekur nga Zvicra, Lituania dhe Norvegjia.
