Organizimi i lojërave mesdhetare ka përplasur sërish në distancë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kreun e Prishtinës, Përparim Rama.
Ky i fundit ka hedhur akuza ndaj Qeverisë Kurti lidhur me këtë çështje. Sipas Ramës Qeveria e Kosovës është tre herë fajtore.
Reagimi i plotë:
Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin e “Lojërave Mesdhetare”!
Në komunikimin e fundit, “Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare” thotë se takimi është anulu për këto arsye!
1. Pagesa s’është kry.
2. Emrat e delegacionit s’janë dërgu.
3. Nuk jeni përgjigjë në email-a.
Kush ka pasë me i bo këto?
1. Qeveria.
2. Qeveria.
3. Qeveria.
Qikaq e thjeshtë është!
