Këngëtari i njohur Meda ka ardhur me një projekt të ri muzikor, të titulluar “I mungon zemrës”.

Kënga është publikuar sot dhe vjen me një realizim të ri muzikor, duke sjellë edhe një videoklip të veçantë.

Për produksionin muzikor janë kujdesur Granit Gashi & Dardd, tekstin e ka shkruar Ghulo.

Meda ka ndarë projektin e ri me ndjekësit e tij, duke i ftuar që ta dëgjojnë dhe ta mbështesin këngën në kanalin e tij zyrtar në YouTube.