Barcelona ka nisur të monitorojë nga afër mbrojtësin e Cagliarit, Juan Martin Rodriguez, i cili konsiderohet një prej talenteve premtues të futbollit uruguaian.
Sipas mediumit katalunas “Sport”, gjiganti spanjoll ka dërguar skautët e tij për ta vëzhguar 20-vjeçarin, i cili ka lënë përshtypje pozitive me paraqitjet e tij në Serie A.
Përfaqësues të Barcelonës ishin të pranishëm edhe në ndeshjen mes Uruguait dhe Argjentinës, të cilën uruguaianët e fituan me rezultat 2:1, me qëllim që ta ndiqnin nga afër mbrojtësin.
Megjithatë, Rodriguez nuk u aktivizua në atë takim.
Futbollisti 20-vjeçar është ish-lojtar i Penarolit dhe ka arritur të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij në kampionatin italian.
Pavarësisht interesimit, Barcelona ende nuk ka nisur negociata zyrtare me Cagliarin për transferimin e tij. Për momentin, klubi katalunas po vazhdon ta përcjellë zhvillimin e lojtarit përpara se të vendosë nëse do të bëjë një lëvizje konkrete.
