Sulmuesi i Manchester Unitedit, Bryan Mbeumo, ka ngjallur pakënaqësi te tifozët e klubit, pasi publikoi një foto rreth mesnatës duke u bërë gati për të luajtur videolojën e re “GTA 6”, vetëm pak orë para stërvitjes së parë me trajnerin e ri, Mauricio Pochettino.
Teksa tekniku argjentinas nis aventurën në “Old Trafford” në prag të derbit vendimtar ndaj Liverpoolit dhe me skuadrën në zonën e rënies (vendi i 18-të), Mbeumo iu bashkua mijëra personave që shkarkuan lojën e shumëpritur në lansimin e saj në mesnatë.
Postimi i tij shkaktoi reagime të shumta kritike në rrjetet sociale. “Jemi në zonën e rënies, kemi ndeshjen me Liverpoolin në fundjavë, trajneri i ri sapo ka mbërritur dhe Mbeumo rri zgjuar pas mesnatës me GTA 6”, shkroi një tifoz, transmeton IndeksOnline.
“Ke stërvitje nesër, shko fli” dhe “Këta djem duhet ta kuptojnë situatën”, kanë shënuar tifozët.
Megjithatë, nuk ka asnjë të dhënë se sa gjatë – apo nëse fare – Mbeumo ka vazhduar të luajë para stërvitjes së mëngjesit të së enjtes. /IndeksOnline/
