Jakup Krasniqi ka përfunduar edhe vizitën e tretë me radhë në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Ai është sjellë sot rreth orës 09:00 në shtëpinë e tij, ndërsa gjatë mbrëmjes do të qëndrojë sërish në objektin e EULEX-it.

Forca të shtuara policore të EULEX-it po e shoqërojnë vazhdimisht Krasniqin gjatë lëvizjeve të tij. Ndërkaq, gjatë ditës, siguria e tij mbetet në përgjegjësi të zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët janë vendosur para shtëpisë së tij.

Kjo është dita e tretë radhazi që Krasniqit i mundësohet vizita në shtëpinë e tij, pasi i është  dhënë nga Gjykata Speciale vizitë humane për të ardhur në Kosovë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij.