Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se është lansuar Sistemi i Pagesave të Shpejta, i cili do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve transferimin e mjeteve brenda pak sekondash.

Përmes një postimi, Manxhuka ka njoftuar se sistemi bazohet në teknologjinë TIPS të Eurosistemit dhe mundëson kryerjen e pagesave në çdo kohë të ditës, shtatë ditë në javë.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) organizoi ceremoninë zyrtare të lansimit të Sistemit të Pagesave të Shpejta të Kosovës (TIPS-K), i cili tashmë është i gatshëm për lidhjen e bankave.

Ofrimi i shërbimit për qytetarët dhe bizneset do të fillojë më 23 nëntor 2026 me katër bankat e para, të cilat kanë përfunduar përgatitjet teknike dhe operative dhe janë të gatshme të ofrojnë pagesa të shpejta. Bankat e tjera janë në proces të përgatitjes dhe do të lidhen gradualisht me sistemin deri më 23 shkurt 2027, kur përfundon periudha kalimtare tremujore.

Postimi i plotë :