**Jakup Krasniqi përshëndet familjarët nga oborri pas kthimit në Kosovë**
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, mbërriti sot në mëngjes në shtëpinë e tij në lagjen Velani të Prishtinës, ku u takua vetëm me anëtarët e familjes së ngushtë.
Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, është parë këto ditë nëpër media duke pritur rrugëve pranë shtëpisë së të vëllait, si dhe duke qëndruar në ballkonin e shtëpisë së tij, në përpjekje për të parë të paktën Jakupin, pasi takimi i drejtpërdrejtë ishte i pamundur.
Sot, duke qenë i pamundur takimi i drejtpërdrejtë, Krasniqi u ka bërë me dorë nga oborri i shtëpisë së tij anëtarëve të tjerë të familjes, të cilët e vëzhgonin nga ballkoni i shtëpisë së tyre.
Kjo vizitë shënon përmbylljen e qëndrimit të tij katërditor në Kosovë, i cili iu mundësua për arsye humanitare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
