Simptoma të çrregullimeve mendore që mund të duken si sjellje normale

Shumica e njerëzve kanë disa zakone apo mënyra sjelljeje të cilat i konsiderojnë plotësisht normale. Megjithatë, shkencëtarët thonë se gjashtë prej këtyre sjelljeve në fakt janë shenja të çrregullimeve mendore.

**1. Pamundësia për të urinuar kur dikush është afër (Parureza)**

Nëse nuk mund të urinoni kur dëgjoni zëra nga tualeti ose kur dikush tjetër është me ju në banjë, nuk jeni i vetmi. Por ndoshta nuk e dini që kjo gjendje ka një emër specifik në mjekësi: parureza. Praktikisht, ajo paraqet frikë nga urinimi dhe një lloj “paralize” të fshikëzës në prani të njerëzve të tjerë. Në raste ekstreme, kjo mund të çojë në vendosjen e panevojshme të kateterit.

**2. Ngrënia e thonjve (Onykofagia)**

Ky çrregullim shpesh nuk kalon me mbarimin e adoleshencës. Stresi dhe mërzia janë arsyet kryesore pse njerëzit kafshojnë thonjtë e tyre. Frustrimi dhe vetmia janë gjithashtu shkaktarë emocionalë. Ky zakon mund të jetë edhe simptomë e një gjendjeje psikologjike më serioze, siç është çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD).
Në rastet më të rënda, thonjtë dhe dhëmbët mund të dëmtohen. Përveç kësaj, nuk duhet të harrojmë rrezikun e futjes së baktereve që qëndrojnë nën thonj direkt në trup.

**3. Shpërthime të papërshtatshme emocionesh (Afekti Pseudobulbar)**

Imagjinoni këtë situatë: Shefi ju kritikon për një gabim të madh, ndërsa ju ndjeni se në çdo moment do të shpërtheni në të qeshura. Përpiqeni të qetësoheni, të fshihni të qeshurën pas një shprehjeje neutrale, por në fund një buzëqeshje sërish shfaqet në fytyrën tuaj. Më pas, ndodh një e qeshur e zëshme dhe histerike, të cilën nuk mund ta kontrolloni.
Këtu bëhet fjalë për sindromën e shpërthimit të papërshtatshëm të emocioneve (e njohur edhe si Afekti Pseudobulbar). Në një situatë të tillë, personi i stresuar reagon në mënyrë krejtësisht të kundërt me reagimin logjik, si p.sh. qeshja në situata të trishta ose serioze.
Nëse një person ndjen kënaqësi dhe qesh me dështimet e të tjerëve, kjo quhet katagelasticizëm. Në mjekësi, kjo përshkruhet si një çrregullim kur individi ndjen kënaqësi ndërsa përqesh të tjerët.

**4. Pamundësia për të identifikuar ose ndjerë emocione (Aleksitimi)**

Me siguri keni dëgjuar shpesh nga shoqet se partneri i tyre nuk është mjaft i sinqertë, nuk flet kurrë për ndjenjat e tij dhe duket sikur nuk shqetësohet për atë se si ndihet ajo. Në dy të tretat e këtyre situatave, bëhet fjalë për fenomenin e quajtur aleksitimi.

**5. Intoleranca ndaj tingujve (Mizofonia)**

Mizofonia, një çrregullim mendor, është një gjendje ku tingujt normalë shkaktojnë irritim të theksuar. Për shembull, tingujt e përtypjes së ushqimit, frymëmarrjes së dikujt, kollitjes, apo klikimi i vazhdueshëm i stilolapsit. Kur dëgjojnë këta tinguj, personat me mizofoni përjetojnë simptoma si rrahje të përshpejtuara të zemrës dhe djersitje. Për individët e prekur nga mizofonia, mjafton një tingull i vetëm për t’i bërë të humbasin kontrollin.

**6. Çrregullimi opozitar i mosbindjes**

Individët me këtë çrregullim shfaqin një prirje konstante për të qenë armiqësorë ndaj të tjerëve ose situatave, dhe kundërshtojnë vazhdimisht autoritetet në mënyrë të zëshme dhe shqetësuese. Nuk bëhet fjalë për sjellje të keqe sporadike, por për një gjendje konstante që zgjat të paktën gjashtë muaj. Nëse nuk trajtohet, situata zakonisht përkeqësohet me kalimin e kohës.