Llapi shënon fitoren e parë si vendës, Vushtrria thellon krizën
Klupi i Futbollit Llapi ka arritur një fitore bindëse në kampionat, duke mundur Vushtrrinë me rezultat të thellë 4:1. Ky ishte triumfi i parë i ekipit podujevas para tifozëve të vet këtë edicion.
Skuadra nga Podujeva shfrytëzoi maksimalisht avantazhin e fushës vendase për të siguruar tri pikë jetike, të cilat mund të shërbejnë si një nxitje për vazhdimin e kampionatit.
Me këtë fitore, Llapi grumbullon gjithsej 11 pikë dhe pozicionohet në vendin e nëntë në tabelën e klasifikimit.
Në anën tjetër, situata vazhdon të jetë dramatike për Vushtrrinë. Pas kësaj humbjeje, skuadra vushtrriase mbetet me vetëm tre pikë, duke mbajtur kështu pozitën e fundit në renditje dhe thelluar edhe më tej krizën.
