Prishtinë: Ish-i dashuri dhunon gruan dhe familjen, ndodhet në arrati
Një grua në Prishtinë ka denoncuar ish-partnerin e saj për dhunë fizike dhe psikike, si dhe për kërcënim me jetë ndaj saj dhe familjes. I dyshuari, sipas Policisë së Kosovës, aktualisht ndodhet në arrati.
Rasti ka ndodhur në kryeqytet dhe është raportuar nga vetë viktima. Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, nuk është gjetur nga organet e rendit dhe po vazhdon të jetë në arrati.
Për këtë ngjarje është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të kapur autorin e dyshuar.
