Inter Miami pëson humbje të thellë ndaj Columbus, rrezikon eliminimin
Inter Miami e ka nisur me një humbje të thellë fazën eliminatore të MLS-së, pasi u mposht me rezultatin 3-0 nga Columbus në ndeshjen e parë të serisë.
Lojtari kryesor i takimit ishte Gonzalo Tapia, i cili ia zbehu shpresat Lionel Messit dhe bashkëlojtarëve të tij, duke udhëhequr Columbus-in drejt një fitoreje bindëse. Kjo fitore e vendos skuadrën nga Florida në një pozitë tejet të vështirë.
Meqenëse kjo seri zhvillohet sipas formatit “dy fitore”, Inter Miami nuk ka më hapësirë për gabime. Një humbje tjetër në ndeshjen e dytë do të nënkuptonte eliminimin e menjëhershëm nga gara për titull. Për Messin dhe ekipin e tij, misioni për përmbysje duket tashmë një sfidë thuajse e pakalueshme.
