**Araujo ende pa vendim për të ardhmen, Liverpooli me opsionin prej 55 milionë eurosh**

Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo, ka deklaruar se është ende herët për të marrë një vendim përfundimtar nëse do të qëndrojë përgjithmonë te Liverpooli pas përfundimit të huazimit nga Barcelona.

Klubi anglez ka në dispozicion një opsion blerjeje prej 55 milionë eurosh për 27-vjeçarin, i cili mund të aktivizohet verën e ardhshme.

Araujo ka kontratë me Barcelonën deri në qershor 2031, por aktualisht po e shijon eksperiencën e tij te Liverpooli.

Megjithatë, uruguaiani ka theksuar se vendimi përfundimtar nuk varet vetëm prej tij, por edhe nga disa palë të tjera të përfshira, duke lënë të hapur mundësinë e qëndrimit në Angli apo rikthimit në Spanjë.

Sipas “The Athletic”, vendimi për të ardhmen e tij pritet të merret në një moment të mëvonshëm, ndërsa theksohet se Liverpooli ka mundësinë ta bëjë transferimin e tij të përhershëm për shifrën e lartpërmendur prej 55 milionë eurosh.