Afërsia me Sharrin: Anjeza ngre pikëpyetje mbi lidhjen e saj jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova?

Sjelljet e fundit të Anjezës me Sharrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë shkaktuar diskutime të shumta, duke ngritur pikëpyetje rreth vërtetësisë së lidhjes së saj jashtë. Kjo çështje ka nxitur debate intensive si brenda mureve të shtëpisë, ashtu edhe në publik.

Kjo çështje u trajtua gjerësisht në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ku analistja Mbresa hodhi idenë se sjelljet e banores mund të jenë pjesë e një strategjie loje.

Sipas Mbresës, Anjeza po përdor këtë strategji për të larguar vëmendjen nga reagimet e saj të mëparshme lidhur me partnerin e saj, duke krijuar një narrativë tjetër brenda lojës.

Mbresa e konkretizoi këtë tezë me dy skenarë të mundshëm, duke deklaruar: “Tash sikur po mundohet pak me mbulu qat lojë, dhe teoria tjetër është që u diskutu edhe me ‘Shoqet’, që çka nëse po du me tregu që i dashuri jem është shumë modern dhe nuk xhelozon që unë jom këtu?”