Osmani: Vrasja e Xhemail Mustafës plagosi ndërgjegjen e Kosovës, e cila ende kërkon drejtësi

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Xhemail Mustafën, duke theksuar se me vrasjen e tij nuk u godit vetëm një njeri, intelektual dhe atdhetar, por u plagos thellë edhe ndërgjegjja e Kosovës, e cila vazhdon të kërkojë drejtësi.

Nëpërmjet një postimi, Osmani ka shkruar se vrasja e Mustafës la një plagë të hapur që vazhdon të kërkojë drejtësi.

Ajo citohet të ketë deklaruar: “Xhemail Mustafa nuk u vra vetëm si njeri, intelektual e atdhetar. Me të u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi.”