Bayern Munichu po mendon që tani për sezonin e ardhshëm.
Dhe “Bavarezët”, kanë hedhur sytë përsëri në Angli duke u interesuar për një nga yjet e Premierligës.
Bëhet fjalë për Anthony Gordon, yllin anglez të Newcastle United.

25-vjeçari është aktualisht kandidati i preferuar për krahun e majtë si zëvendësues dhe konkurrent për Luis Díaz.
Bisedime konkrete kanë ndodhur tashmë, megjithëse klubet nuk janë ende në kontakt.
Gordon, ka bërë 46 paraqitje këtë sezon për “Laraskat” duke shënuar 17 gola dhe 5 asistime./IndeksOnline/
